+1(514) 937-9445 or Toll-free (Canada & US) +1 (888) 947-9445
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

Pershendetje forumi,

kisha shume kohe qe nuk lexoja postimet dhe shoh qe la mer eshte ne pritje te intervistes. Urime dhe shpresoj te merrni CSQ!

Une kam aplikuar ne korrik 2012 dhe sot mora nje email nga zyra e emigracionit ku me kerkonin nje perditesim te dosjes.
Me kerkohet te dergoj dokumenta per:
- ndryshim te gjendjes familjare nese ka
- dokumentat per eksperiencen e punes nga 2012 deri tani
- diploma per studimi te tjera nga 2012 deri tani nese ka.

Ajo qe me le pak ne dyshime eshte deshmia e gjuhes Franceze. Une kam derguar testin e TEFaQ qe e kam dhene ne 2012 me rezultatin B1. Por me ndryshimet qe kane ndodhur duhet rezultati B2.

A duhet te dergoj nje test tjeter te gjuhes franceze, si mendoni ?

Kam frike se nuk me llogarite fare pike per gjuhen franceze dhe me refuzohet dosja.

Ju lutem me jepni nje mendim
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

edhe mua me erdhi i njejti email por nuk kam pare kerkese per testin e frengjishtes. une kam derguar tefaq ne 2012. si ka mundesi qe duan prape dokumenta .afati i dorezimit 90 dite
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

Gery79 kur ke aplikuar ? Po ne TEFaQ cfare rezultati ke? Une kam frike se me rregullin e ri te frengjishtes jam ne limit te pikeve. Desha te kontaktoja me zyren e emigrimit per ta pyetur per provimin e gjuhes por kam hall mos ndikon per keq. Nuk di cfare te bej.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

une kam aplikuar ne shtator 2011 dhe kam marre emailin ne tetor 2012. asgje deri dje ne mengjes ku me erdhi kerkesa per dokumente te tjera. cfare behet keshtu mo njerez na grine nga leket
frengjishten e kam mbrojtur ne prill 2012. sdi si do behet
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

gery79 said:

Sa per info ne email te kerkohen dokumenta qe si pas derguar ne aplikimin tend apo te njejtat te dergosh perseri. po me cudit fakti qe qenke aplikante e shtatorit 2011 dhe e more kete vit emailin per update dosje. pasi une jam e korikut 2011 dhe emailin e kam mare vjet ne shtator. gjithsesi askoma asgje ska ndoshur jemi ne pritje. do zoti kete vit ndonje lajm te mire.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

pershendetje te gjitheve e di qe jeni te zene duke plotesuar dokumentat qe ju kerkohen
Por duke lexuar tek faqja e tyre zyrtare shoh qe per Albania mesatarisht cdo vit jane leshuar rreth 100 viza nga procesi i Quebec. Ne 2013 vetem 90. Nuk e di ndoshta aplikojne nga VO te tjera sse varet ku jane me banim statistikat jane ne baze te vendlindjes. Kjo ishte sa per info se isha kurioze sa pranonin por nuk e dime sa shqiptare aplikojne ???
ju uroj sukses
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

Pershendetje!

... 100 viza mos ndoshta i kane 1 here ne 3-4 vjet ata , se ne kemi qe nga 2011 qe skemi degjuar per viza ose intervista per ne shqiptaret.
Mendoj se ke te drejte qe aplikojne nga vende te tjera ( si la mer psh) , dhe procesi i aplikimit per ta eshte me i shpejte.
Shpresojme kete vit te jete radha jone, te shqyrtohen dosjet tona :), ne qe jemi rezident ne Shqiperi.

Ju uroj sa me shume fat te gjitheve dhe lajme te mira paci :)!
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

Përshëndetje. Jam i ri në këtë forum dhe nuk e di sa mund të më ndihmoni. Kam si qëllim të shkollohem në Universitetin e Albertas (MA), dega ekonomik dhe doja të dija se ku mund ta kryej në Shqipëri "Graduate Record Examinations" (GRE) sepse në internet spo gjej info rreth saj. Ju faleminderit.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

a mund te na i listoje dikush dokumentat qe kerkojne tani ne shqip ju lutem ?
gerti
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

gery79 said:
a mund te na i listoje dikush dokumentat qe kerkojne tani ne shqip ju lutem ?
gerti

Gerti mos u ngatero me dokumentat e te tjereve se cdokujt i kerkohen dokumentat qe i mungojne.
te perbashketa jane vetem veretetimi i punes, sigurimet shoqerore dhe tre pagat e fundit.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

flm
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

gery79 said:
a mund te na i listoje dikush dokumentat qe kerkojne tani ne shqip ju lutem ?
gerti
hi Gerti
ne na kane kerkuar te dyve dok qe nga shkolla e mesme dhe e larta.
pastaj eksp profesionale prej 2012
3 pagat e fundit
sig shoqerore
meqgjithese keto t gjitha ja kishim derguar te perkthyera te noterizuara.
Po juve cfare ju kane kerkuar?
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

njesoj
po me iken truri
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

nora qenkemi ne te njejten varke
nje gje nuk kuptoj . tek emaili thuhet qe duhet te certifikohen nga instancat deri tek ministria. une akoima nuk jam i qarte per ciklimin e dokumentave. psh diplomat duhen cilkuar ne ministri apo thjesht tek Zyrat Arsimore
 
mirdreka
une do I dergoj kopje te noterizuara t atyre qe kam momentalisht dmth deft pjekurie me notat e t e kater viteve pastaj ne rradhe diploma e UT sic e kam me karton kopje e noterizuar plus liste notash.
burrit I kane humbur origjnalet te mesmen e mori me firme e vule deri tek dr arsimore e rrethit
UT I ka dhene nje vertetim te njevlefshem me diplomen plus listen e notave.
kaq kemi nuk e di kujt I referohesh me Ciklim?