Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER
Ok Miq, Sot bera Vizitat Mjeksore. Po ju shpjegoj disa informacione te cilat mund t'ju ndihmojne.
1. Ne fillim lashe takim nga telefoni me asistenten e Doktor Dritan Celes i cili eshte doktori pergjegjes per vizitat mjeksore te Kanadase.
2. Vizitat beheshin tek Klinika "GLOB" ne Laprake Tirane.
3. Beme nje takim me Doktorin ku na pyeti ne pergjithesi per historikun e shendetit done. Pyetjet pergjithesisht ishin mjeksore te tipit (Keni vuajtur nga ndonje semundje, keni kaluar verdhezen, keni perdorur droge ose perdorni aktualisht, mardhenija me alkolin, keni bere ndonje operacion etj...)
4. Me pas asistentja e doktorit plotesoi disa formulare per te gjithe familjen ku ne te cilat ne firmosem ne fund.
5. Me pas beme analizat e gjakut ne te cilat kerkoheshe per semundje si (HIV AIDS & SIFILIZIN).
6. Me pas beme analizat e Urines ne te cilat kerkoheshe per infeksione te ndryshme.
7. Dhe ne fund nje grafi te kraharorit.
Per sa i perket pagesave ishin keto:
1. 10,500 Leke(2 Adult + 1 Femije) (Tek recepsioni i Klinikes "GLOB') keto ishin per te mbuluar shpenzimet e ketyre analizave qe thashe me larte.
2. 28,000 Leke (Ne llogarine Bankare te Doktorit per sherbimin dhe viziten qe beri) Pagesa u be tek banka Union ne llogarine e tij personale i cili do tju ja japi vete.() Banka Union ndodhet perballe gjimnazit Qemal Stafa 300 metra poshte Klinikes GLOB qe mos verdalliseni kot.
3. 40 Euro per postimin e analizave ne Ambasaden Canadase ne Paris France (Keto analiza i postonte vete doktori dhe te jepte Tracking Number qe ti mund ti shikosh online se kur do mberrine ne France) me sa me tha asistentja e shumta 2 dite vonojne sepse i dergojne me poste te shpejte UPS.
Keto jane pak a shume informacionet, atje nuk u vonuam shume vetem 1 e 30 Minuta, shkuam ne mengjes heret dhe cdo gje shkoi mire.
Me pyesni nese keni nevoje te dini me shume.
Good Luck...