+1(514) 937-9445 or Toll-free (Canada & US) +1 (888) 947-9445
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

es said:
Pershendetje genti

doja tju pyesja per konsulentin tuaj eshte shqiptar apo i huaj. si jeni lidhur me te dhe sa eshte pagesa per sherbimet qe ju kryen? dhe a e keni dhene provimin e frengjishtes apo anglishtes. une dokumentat i kam mbushur vete dhe nuk kam dhene provim frengjishteje akoma pasi po vazhdoj kurs frengjisht dhe mendoja ta jepja provimin pak me vone.
suksese

Pershendetje Es,

Miresevjen dhe suksese ne aplikimin tend.
Me vjen keq qe edhe ti paske hyre ne grupin e personave qe nuk kane mare lajm nga CIC apo nga VO por duhet te kesh parasysh qe shumica e aplikanteve po e vuajne kete per shak te burokracirave qe kane nxjerre.
Meqenese ti e ke bere aplikimin qe ne Korrik atehere duhet te dish qe per ty nuk aplikohet drejtperdrejte ligji i ri qe ka dale per certifikaten e gjuhes frenge dhe angleze por dua te te keshilloj qe ta japesh sa me shpejt provimin qe nese ata ta kerkojne tjua dergosh ne Interviste apo me pare ta kesh gati pasi them se ti nga momenti ne monet duhet te maresh ndonje lajm nga ata te VO. Dua te te them gjithashtu qe nese ke shans mund te ta (waive) kalojne intervisten por qe ta kesh te sigurte kete duhet te kesh gati testin e frengjishtes.

Te uroj fat
Bye
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

pershendetje Geri,
Edhe une kam degjuar qe intervistat mund ti waive por kam menduar qe behej fjale vetem per ata qe aplikojne nga new delhi, India etj. Sa mire do ishte ti hiqnin dhe keta te Romes, nuk jam e mire ne provime :P :P :P. le te shpresojme

Have a nice day
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

es said:
Pershendetje genti

doja tju pyesja per konsulentin tuaj eshte shqiptar apo i huaj. si jeni lidhur me te dhe sa eshte pagesa per sherbimet qe ju kryen? dhe a e keni dhene provimin e frengjishtes apo anglishtes. une dokumentat i kam mbushur vete dhe nuk kam dhene provim frengjishteje akoma pasi po vazhdoj kurs frengjisht dhe mendoja ta jepja provimin pak me vone.
suksese

Pershendetje es,

Konsulenti im eshte David Cohen- pronari i ketij forumi. Me te jam lidhur online dhe permes telefonit. Sherbimet e tij me kushtojne diku rreth 1900 $. Ideja per konsulent ka qene qe tu ikim ketyre gabimeve te panevojshme ne aplikim dhe vonesave( ku spo kemi mjaft sukses :( . Testin e ielts( edhe pse per Quebec nuk eshte obligativ) e ka perfunduar shoqja( aplikimi ka shkuar ne emer te saj sepse qendron me mire me anglisht dhe frangjisht) kurse testin e delf e ka diku ne muajin shkurt shpresojm ta kaloj. Per momentin Viena office eshte duke shkuar shume ngadal, te shpresojm se ne 2012- do te zgjohen nga gjumi :D
Ju pershendes
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

Pershendetje,

ju lutem, ka ndonje te dhene se cili nga aplikimet eshte me i shpejte per tu arritur? Federali apo Quebec? Kam degjuar qe per Quebec procedurat zgjasin me shume.
Keni ndonje te dhene....parimisht?

Flm
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

just for your information

http://www.canadainternational.gc.ca/italy-italie/visas/index.aspx?lang=eng&menu_id=2&view=d
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

erika222 said:
pershendetje Geri,
Edhe une kam degjuar qe intervistat mund ti waive por kam menduar qe behej fjale vetem per ata qe aplikojne nga new delhi, India etj. Sa mire do ishte ti hiqnin dhe keta te Romes, nuk jam e mire ne provime :P :P :P. le te shpresojme

Have a nice day

Pershendetje erika,

Besoj se ti je per ne pjesen e Ontarios keshtu qe mendoj se per ty nuk vlen ai 'waive" i intervistes keshtu qe pergatitu shpirterisht e menderisht per te megjithate ku i dihet ndoshta edhe vene ndonje rregull te ri te uroj fat per kete.

albabeu said:
Pershendetje,

ju lutem, ka ndonje te dhene se cili nga aplikimet eshte me i shpejte per tu arritur? Federali apo Quebec? Kam degjuar qe per Quebec procedurat zgjasin me shume.
Keni ndonje te dhene....parimisht?

Flm
Pershendetje albabeu,
Aplikimi me i shpejte ne kohe eshte ai Federal pasi ke vetem nje procedure ndersa ai per ne Quebec dihet qe zgjat me shume pasi ne fillim ke procesin e pranimit nga ana e provinces se Quebec i cili zgjat 6-9 (apo me shume) muaj dhe me pas ke proceduren federale e cila sic mund te shikosh shkrimet tona apo postimin e processing time nga ana e CIC ne rome shkon 20 muaj.
Ju uroj edhe juve fat.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

pershendetje te gjitheve,

kush mund te me informoje per procesin e Vienes nga momenti qe terhiqet pagesa per CSQ, pasi dje kam pare llogarine time qe eshte terhequr shuma. cfare duhet te pres tani? edhe sa zgjat procedura deri ne marjen e CSQ? edhe cfare eshte kjo AOR se nuk po e kuptoj.
le te shpresojme qe ta marim CSQ.
 
Se pari urime per hapjen e dosjen pasi terheqja e parave nga llogaria tregon qe dosja jote eshte mare ne dore nga nje Oficer Emigrimi.
Se dyti AOR- Acknowledgement Of Receipt - Pra kur ata te te kontaktojne tani pra heren e pare mbasi kane terhequr parate do te te caktojne nje numer dosjeje dhe do te thote qe dosja jote eshte nen procesim. Procesi i marjes se CSQ varion( +/ -) 6 -9 muaj.

Te uroj Fat.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

Pershendetje te gjitheve,

per nje jave mbush 11 muaj nga marrja e AOR, cfare duhet te beje, te pres te mbushen 20 muaj, pastaj te filloj me enquiry????????

uuuufffffffaaaaaa
 
Erika pershendetje,

Mos bej asnje veprim me mire sepse se shpejti do te degjosh nga ata.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

Pershendetje Miqte e mi.

Statusi im online sapo ndryshoi ne "In process"

Besoj se keta te Romes i kane mbaruar pushimet dje e kane filluar te punojne sot.

Uroj qe edhe ju te keni mare ndonje lajm te mire.

Ju uroj fat te mbare te gjitheve.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

urime urime urime,
megjithese nuk e di se cfare do te thote, sepse statusi im ka qene gjithmone ne process qe kur kam marre UCI number dhe kam pare e-cas per here te pare. Megjithate edhe tek statusi im ka dicka ndryshe sepse nuk duket me adresa. Let`s keep our fingers crossed.

Te uroj fat per next step
 
Hajde urime edhe ti,

Meqenese nuk e ke me adresen atje do te thote qe se shpejti prit se do maresh ndonje lajm edhe ti.

Good Luck.
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

te lumte goja ;)
 
Re: ALBANIANs – LET'S CONNECT AND HELP EACH OTHER

Përshëndetje bashkpatriot!
Duke kërkuar në faqet e këtij forumi u gëzova kur gjeta një faqe të bashkatdhetarëve tanë.
Besoj se pavarësisht nga informacioni pa kufi në këtë forum dhe në faqen zyrtare, është gjë shumë pozitive të ndajmë midis nesh eksperiencën tonë.
Personalisht e kam aplikimin e dytë.
Aplikimi i parë ishte në vitin 2008. I fitova të gjitha pikët por më vunë 0 pikë të Anglishtja pavarësisht se kisha Bachelor Degree nga Universitet Amerikan me të gjitha lëndët në gjuhën Angleze.
E shkruaj këtë që të mos bëni gabim të dërgoni aplikime pa diplomën e IELTS-it dhe Frëngjishtes. Ata nuk të falin. Biles shpesh janë dhe të padrejtë. Në atë vit në informacionin në site thoshin se nëse studimet e larta janë kryer në gjuhën angleze të japin pikët e gjuhës. Ishim dy çifte me të njëjtën diplomë dhe kishim të dy të njëjtën përgjigje. U kërkuam kohë tu dërgonim provimin e IELTS brenda muajit dhe përgjigja ishte e thatë "Apliko përsëri nga fillimi nëse ke dëshirë. Case closed!!!!
Për ta ndihmuar më mirë njëri tjetrin do ishte e udhës të aktualizoni statusin tuaj në të majt të profilit, kështu do kuptojmë më mirë ku ndodhen dosja e gjithkujt, sigurisht ky është vendim personal i gjithkujt.
Për ata që duan ta bëjnë këtë shkoni Profile/Forum Profile Information.
Uroj suksese për të gjithë dhe sigurisht krijueses/sit të këtij grupi... :)